Nga Belind KELLIÇI
Edi Rama po mburret me një platformë në internet që na sillka transparencën mbi tokë, ndërkohë që po bëhet një muaj nga publikimi i audiopërgjimit për Ron Yeffet, ku ai dëshmon se është pajtuar nga Kryeministri për punët e pisëta, dhe ku flet për trafik ndërkombëtar armësh nga Shqipëria!
Një muaj kohë ka patur Edi Rama për të folur për këtë çështje kritike, për të cilën së fundmi ka nisur hetimet edhe SPAK, por ka heshtur. Asnjë reagim, asnjë ballafaqim me gazetarët, dhe përpjekje perverse për të larguar vemendjen me gjasme shpikje tekonologjike.
Numëron klikimet në rrjet, por nuk thotë për qytetarët se kush është Ron Yeffet, cili është statusi i tij, cilat janë raportet që ai ka me të, pse ky biznesmen ka aq shumë akses në qeveri e nëpër ministri, përse ai e shet tek partnerët miqësinë me Edi Ramën dhe influencën që ka tek vendimet, tek lejet e konçesionet!
Lodrat e tij me aplikacione le t’i ushtrojë në kohën e lirë. Por si Kryeministër ende në detyrë ka detyrimin të japë përgjigje e të bëjë transparencë.
Ndërsa krekoset me klikimet, Edi Rama bën mirë të urdhërojë ministrat dhe drejtoret t’i përgjigjen kërkesave të deputetëve të opozitës për informacionet e kërkuara dhe t’u thotë deputetëve të tij që të miratojnë komisionin hetimor për Ronin dhe konceptin KAYO.
Lodrat e tij me aplikacione janë përpjekje boshe për të mos bërë transparence nga halli i madh se do i bashkohet anëtarëve të organizates në qelitë e Durrësit.
Gazeta RD