Berisha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve, do ndahemi nga mjerimi

Minimum jetik 200 euro për çdo qytetar, përgjysmim i barrës shtetërore, konkurrencë e lirë për sipërmarrjen dhe subvencione për fermerët në nivelin e vendeve përreth. Këto janë disa nga zotimet që Sali Berisha renditi në Lezhë, teksa prezantoi vizionin e tij ekonomik në kuadër të ‘Foltores së Ripërtëritjes’.

Berisha tha se objektivi i një qeverie të ardhshme të PD-së do të jetë që rritja ekonomike të mos mbetet në shifrat e ekonomisë, por të përkthehet drejtpërdrejt në të ardhurat dhe mirëqenien e qytetarëve.

Sipas Berishës, modeli i ardhshëm ekonomik duhet të mbështetet te aftësia dhe iniciativa e qytetarëve, ndërsa shteti duhet të tërhiqet nga ajo që ai e cilësoi si barrë e tepërt mbi ekonominë.

Berisha: A ecet kështu më?

Kemi arritur në një fazë… në rast se zbresim në rrafshin psikologjik, njeriu ka të gjitha vlerat morale dhe virtytet, por u them unë ju që njeriu në thellësitë e psikologjisë së tij edhe barbarinë.

Një studiuese e madhe shkoi në gjyq në të cilin po dënohej një oficer gjerman që kishte marrë pjesë në asgjësimin e disa milionë hebrenjve.

Dhe kjo tani i tha vetes, tani do shoh monstrën e vërtetë. Kur shkoi aty gjeti një njeri që verbërisht zbatonte urdhrat.

Gjeti një njeri që si deputetët e Edi Ramës verbërisht votojnë kundër qytetarëve.

Jo, tha ai, unë zbatoja urdhrat.

Çfarë bëjnë këta deputetë?

Votojnë çdo akt, çdo ligj pa pyetur se ekzistoni ju.

Më falni, a u rrit nafta për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme? U rrit kudo. Çdo vend në botë, qeveria ndërhyri për të ulur naftën.

Dhe ky pikërisht këtë vit u hoqi fshatarëve edhe atë subvencionim.

Çfarë tregon kjo?

Kjo tregon se ti ke një mungesë të tmerrshme ndjesie për problemet e mëdha të atij fermeri.

Me se do e punojë tokën ai? Me parmendë. Me krahë ose do e lerë djerrë.

Një injorim total.

Ne i japim fund kësaj.

Ne do rikthejmë atë virtyt moral që ka mbajtur kombin tonë në shekuj, ndihma që ishte për më të vobektit, më të pamundurit.

Kurse sot ne do rikthejmë me të gjithë forcën tonë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve.

U garantoj se të gjithë zhvillimin e këtij vendi ne do ta bazojmë përsëri në aftësinë, në mendjen, gjeninë krijuese të qytetarëve shqiptarë.

Barra shtetërore ndaj tyre do përgjysmohet.

Sipërmarrësit do kenë konkurrencë të ndershme, të lirë.

Fermerët e Lezhës do kenë të njëjtin subvencion që kanë fermerët e vendeve përreth.

Ballkani i Hapur do anulohet javën e parë të qeverisjes.

Do vendoset minimumi jetik 200 euro për çdo qytetar.

Pra, një gjë u siguroj, që do ndahemi nga mjerimi dhe do i japim goditje vendimtare varfërisë.

Ndaj dhe ju ftoj të përgatisim PD-në për këtë mision të madh të ripërtëritjes së këtij vendi të bekuar, të cilin një organizatë kriminale në qeveri po e rrënon çdo ditë e më shumë.

About Redaksia

Check Also

Protesta 129/ Qytetarët ironizojnë përplasjet në PS për Reformën Territoriale: O Taulant bëj presion…

Ka nisur në Tiranë protesta e 129-të radhazi kundër Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të …