Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi 4 herë Ramën dhe 3 herë Lindën

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë një konference shtypi se ‘Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën dhe 3 herë Lindën’.

Berisha: Armët dhe droga, droga dhe armët janë binjakë të trafiqeve kriminale dhe ilegale.

Të dhëna të pakundërshtueshme faktojnë se Padrinoja apo kreu i narkoshtetit, Edi Rama, është kujdesur në maksimum që fitimet e tij të kenë si burim tregtinë e armëve, kontrabandën e armëve.

Historia e të famshmit Roni Yeffet është histori personale e Edi Ramës.

Ky personazh i implikuar në një mori aferash mafioze korruptive si përfaqësues i Edi Ramës, u kontrollua para pak ditësh në banesën e tij nga organet ligjzbatuese.

Qytetari dixhital informoi se nga kontrolli ai mbeti i fandaksur se nuk e besonte kurrë.

Por ajo që ka më shumë rëndësi është se ai gjatë kontrollit mori të paktën 4 herë në telefon Edi Ramën dhe tre herë Linda Ramën, por në telefon nuk iu përgjigj njeri.

Sidoqoftë, këto janë çështje të drejtësisë dhe do i verifikojë drejtësia.

About Redaksia

Check Also

Vettingu rrëzohet sërish në Strasburg: Adnan Kosova fiton gjyqin dhe kthehet në detyrë

Adnand Kosova, është prokurori i rradhës që është kthyer në detyrë nga Gjykata e Strasburgut, …