Kryetari i PD, Sali Berisha, ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha i përcolli urimet në emër të PD dhe i uroi Presidentes së re sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Kosovës.
Postimi
Zonja Justina Shiroka Pula zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Kosovës zgjodhi mbrëmë zonjën Justina Shiroka Pula Presidente të Republikës së Kosovës. Zonja Justina Shiroka Pula është një akademike e shquar, Kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe ish-ministre në qeveri të mëparshme të Kosovës. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, i uroj Presidentes Shiroka Pula sukseset më të mëdha në misionin e saj në krye të Republikës së Kosovës.
Gazeta RD