Video/ Rama vizitë në “uzinat” e KAYO-s, revoltohen qytetarët: O hajdut, në burg do përfundosh!

Kryeministri Edi Rama është përballur sot me revoltën e qytetarëve gjatë një vizite të tij në zonën e ish-uzinës së autotraktorëve, ku tashmë është kthyer në një ambient për firmën e mbytur në skandale ‘KAYO’.

Sekretari për Reagimin Qytetar në Partinë Demokratike Erges Eskiu ka debatuar me kreun e qeverisë hallet e vërteta të qytetarëve të asj zone, siç ishte mungesa e ujit të pijshëm, por menjëherë pas reagimit të qytetarëve që lëshonin thirrje, ‘hajdut’, ‘Rama në burg’, ai është larguar i shoqëruar nga dhejtëra gardistë.

Qytetarët ia kanë ‘përplasur’ në sy Ramës problemet e tyre, ndërsa i kanë kërkuar atij dorëheqjen.

“Një kërkesë kanë këta. Jep dorëheqjen dhe ik në burg. Me Kayo, me Gys Agasin, me Roni Yeffet, ajo tjetra nga Kosova (Vlora Hysenin). Burgu po të pret, nuk ke nga shpëton. Uji i pijshëm është ky, ja ca pinë banorët. Bën sikur i qan hallet”, tha një prej banorëve.

Ndërkohë, në video dëgjohen dhe banorë të tjerë që lëshojnë thirrje kundër Ramës.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Olsi Rama dhe Olta Xhaçka janë në krye të grupit mafioz të call center-ave në Shqipëri

Berisha: Të nderuar deputetë, një nga vjedhjet më të mëdha që bëhet në Shqipëri qytetarëve …