Berisha: Ndaloni dhunën dhe terrorin ndaj protestuesve, ata duhet të dëgjohen këtu në parlament! Olta e çoi burrin në SPAK sot

Berisha: Parlamenti, parzmore e dhunës policore.
Një dhunë dhe terror i paparë ka shpërthyer sot ndaj atyre qytetarëve që sot protestojnë në mbrojtjen më të drejtë dhe më të fuqishme të Kushtetutës së vendit.
Një dhunë e paparë ka shpërthyer ndaj të rinjve, burrave dhe grave të mbledhur nga e gjithë Shqipëria për të mbrojtur Kushtetutën nga ky dhunues i shpifur i saj që quhet parlament.
Ndaj dhe kërkoj: stop dhunës kundër protestuesve.
Kërkoj që protestuesit të pranohen, të dëgjohen këtu në parlament.
Janë përfaqësues, kanë ardhur nga e gjithë Shqpiëria, të të gjitha forcave politike.
Të cilët mbrojnë interesat jetike.
Të cilët mbrojnë vendin, shoqërinë nga një akt i dhunshëm antikushtetues i një grupi delinkuentësh që në shumicën e tyre e ka vendin tjetërkund, jo këtu.
E kuptoni qytetarë ç’ndodh?
Ngrihet ai dhe ligjëron në një kohë kur ka 54 udhëtime të regjistruara me Begon e tij.
E kuptoni apo jo?
A mund të kishte një vend në botë që mbante në parlament shoqëruesin e një supertrafikanti, që i mori mbiemrin trafikantit.
Ku shkoi ajo zonja?
Ajo që çoi burrin në SPAK sot. E patë apo jo.
Kontrabandën e ka bërë vetë Olta.
Çdo ministër është marrë me kontrabandë.
Edhe Olta me armët dhe pastaj të mendoni ju se Oltat, Lubitë mund të kenë interesa të tjera, përveç interesave kriminale familjare dhe të klanit?
Është absurde!
Dhunë e narkobanditëve, po të garantoj, ku shkoi ai, se të garantoj se fatin e Edi Ramës do kesh, se të ka marrë si letër të fundit.
Këtij Demos e kam fjalën dhe mendon se me dhunë do i dominojë protestuesit.
Fundi juaj është i afërt!
Çfarëdo që të bëni, absolutisht nuk shpëtoni.
Jeni të marrë fund!

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …