BKH i kontrolloi banesën/ Ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ballukut paraqitet në SPAK

Drejtoresha e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Viola Haxhiademi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku”.

Haxhiademi, e cila më herët ka mbajtur postin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, është pyetur edhe më parë nga SPAK për këtë çështje. Emri i saj është përfshirë edhe në aksionet e kontrolleve të zhvilluara nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Në dhjetor 2025, BKH ushtroi kontroll në banesën e Haxhiademit, në kuadër të hetimeve për tenderat publikë në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë.

Haxhiademi ka qenë në detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë kohës kur ministria drejtohej nga Belinda Balluku. Ajo është përmendur si një prej personave të afërt me ish-zv/kryeministren, ndërsa hetimet e SPAK po shqyrtojnë procedura tenderimi dhe marrëdhëniet mes zyrtarëve dhe subjekteve të përfshira në këto procedura.

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …