Braçe dhe Sinaj kundër shkrirjes së bashkive, Rama mbledh me urgjencë grupin socialist

Edi Rama ka mbledhur me urgjencë mëngjesin e kësaj të enjteje, grupin parlamentar të PS-së, pak para nisjes së seancës plenare, ku në fokus të diskutimeve është reforma administrativo-territoriale.

Socialistët pritet të votojnë sot projektligjin që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, por për miratimin e tij nevojiten 84 vota në Kuvend.

Drafti ka hasur edhe kundërshtime brenda grupit socialist, ku deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë shprehur rezerva ndaj reformës dhe në mbledhjen e mëparshme të grupit kanë votuar kundër saj.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së, pritet që Edi Rama, të japë urdhërin e fundit sa i takon votimit të reformës territoriale.

About Redaksia

Check Also

Deputetja që braktisi PS thirrje: Partia juaj është rebele i ka kthyer shpinën qytetarëve! Mos braktisni komunitetet

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale kundër …