Tensione në protestë, policia hedh spraj lotsjellës ndaj qytetarëve

Sërish tensione në protestën që po mbahet pranë Kuvendit, ndërkohë që në sallë po zhvillohet seanca plenare, një seancë që pritet të jetë maratonë, duke qenë se në rendin e ditës janë parashikuar shumë pika.

Ndërkohë pas tensioneve, policia ka përdorur gaz lotsjellës që të shpërndajë qytetarët.

Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie në gatishmëri. Forcat e rendit janë pozicionuar në disa pika përreth zonës, ndërsa situata po monitorohet nga afër.

Kuvendi pritet të votojë sot reformën e re territoriale, një proces që pritet të shoqërohet me debate dhe përplasje politike, për shkak të kundërshtive të shprehura nga opozita dhe qytetarë të bashkive që janë propozuar për t’u shkrirë, por edhe nga deputetë brenda mazhorancës, Erion Brace dhe Vullnet Sinaj kanë paralajmëruar votën kundër.

Për miratimin e reformës nevojiten 84 vota në Kuvend. Përballë kësaj, opozita ka paralajmëruar vijimin e aksionit politik si brenda sallës së Parlamentit, ashtu edhe jashtë saj.

Protesta po zhvillohet para parlamentit, ne duar e protestuesve shihen pankarta, “Rama n’burg, Belinda n’burg’, dhe thirrjet, “Rama jepe dorëheqjen”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Jeni urdhëruar të kryeni krimin madhor të asgjësimit të 15 bashkive, keni sjellë edhe Lubinë këtu…

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka vijuar me kritikat ndaj mazhorancës gjatë seancës së sotme …