Vokshi: Ndalni dhunën ndaj protestuesve! Tërhiqni policinë, qytetarët kërkojnë të dëgjohen

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend gjatë debatit për reformën territoriale, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u ndal te protesta jashtë Parlamentit, duke kërkuar ndalimin e dhunës policore ndaj protestuesve.

Vokshi akuzoi qeverinë se po përdor policinë kundër qytetarëve që po kërkojnë të drejtën kushtetuese për t’u dëgjuar, ndërsa kërkoi tërheqjen e menjëhershme të forcave të policisë.

Ajo deklaroi se protestuesit po protestojnë edhe për familjet e efektivëve të policisë dhe i bëri thirrje forcave të rendit të heqin kapelet e të protestojnë bashkë me qytetarët.

Vokshi: Ndalni dhunën ndaj protestuesve, ndalni dhunën policore, tërhiqni policinë. Nga kush po mbroheni? Nga ata qytetarë që po kërkojnë vetëm një të drejtë kushtetuese, që të dëgjohen.

Shikoni se çfarë po bëni. 20 vjeç ka dalë në protestë, e keni djegur me spray që po përdor policia.

Kjo është armikja, çfarë po bëni?

Po ata protestues po protestojnë dhe për familjet e policëve. Hiqni kapelet dhe protestoni me protestuesit, ashtu siç bëjnë edhe në Francë dhe vendet e tjera.

Zoti ministër, të tërheqë policinë menjëherë, nuk ka vend dhuna.

Duhet të dëgjoni zërin e qytetarëve, kjo është ajo që po kërkojnë.

Së dyti, keni dëgjuar ju, të dashur qytetarë, që javët e fundit kryeministri ju kërkon deputetëve të tij të flasin për praninë besnike, të gjitha fjalimet, të dhëna në dorë dhe të lexuara, ku të gjithë flasin për praninë besnike. I pabesi më i madh në këtë vend flet për besë.

I preu në besë edhe anëtarët e komisionit. I preu në besë edhe ata që e votuan, i preu në besë edhe ata që ju vodhi votën, ua dhunoi votën, preu në besë edhe kryetarët e vet të bashkive që sot i kanë dalë kundër, preu në besë edhe këshillat bashkiakë të PS.

Dhe ai që më vjen më shumë keq është për një pjesë të deputetëve këtu, që kanë 1, 2, 3, 4 mandate. I ka programuar, nuk kanë ide, nuk kanë mendim, i shantazhon në mëngjes dhe ua merr votën me dhunë.

About Redaksia

Check Also

Berisha nxjerr Videon: Shtazëri e narkobanditëve të Skënder Ballukut! Krim i shëmtuar!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka publikuar një video nga protesta e zhvilluar sot para …