Fieri me ditë të tëra pa ujë, tashmë edhe pa energji elektrike!

Nga Luan BAÇI

Ndërprerje e menjëhershme e energjisë elektrike si pasojë e reshjeve të dendura në Libofshë, Seman, Kraps, Kafaraj, në zonën Qarr-Bishan, në Ballsh, në Arranitas dhe në mbi 30 fshatra të tjerë, të cilët ndodhen në kaos të plotë!

Dëme të konsiderueshme në pajisjet elektroshtepiake, dëme të mëdha në bizneset e këtyre zonave dhe askush nuk mban përgjegjësi!

Kur lidhim kontratat me OSHEE-në, abonentët janë korrektë me pagesat.

Në kontratë vendosen ato që duan përfaqësuesit e kompanisë. Qytetarët nuk dinë asgjë, thjesht nënshkruajnë.

A ka përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga ndërprerjet e menjëhershme?

Po nga ngritjet dhe uljet e tensionit, që çojnë në djegien dhe shkatërrimin e shumë pajisjeve?

Janë dëme të pallogaritshme, shumë të mëdha, për të cilat kompania shtetërore duhet të mbajë përgjegjësi dhe të dëmshpërblejë qytetarët.

Përveç dëmit psikologjik të shkaktuar nga ndërprerjet e menjëhershme dhe çrregullimit që krijohet në çdo shtëpi dhe biznes!

About Redaksia

Check Also

Aurela Gaçe mbështet protestat/ Ky vend do të shpëtojë. Kam qenë çdo ditë në protestë

Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar albumin e saj të ri me 10 këngë, të titulluar …