Nga Arlind Bajaj – Sekretar për Organizimin, PD Vlorë
Reforma Territoriale ishte turpi i radhës i krimministrit Edi Rama dhe i gjithë ushtrisë së tij të banditëve deputetë. Në seancën maratonë parlamentare, rreth një orë pas mesnate, u miratua me më shumë vota sesa numri i deputetëve të pranishëm, Reforma Territoriale, e njohur edhe si Reforma Elektorale. Një reformë që i shërben vetëm një njeriu dhe askujt tjetër përveç tij.
Reforma Territoriale është një tjetër goditje që e shkatërron edhe më shumë Shqipërinë, atdheun tonë! Që në fillim, kjo reformë u prit me protesta, jo vetëm nga opozita, por edhe nga qytetarë të shumtë. Në këto protesta morën pjesë edhe socialistë të shumtë, disa prej të cilëve dogjën teserat e partisë. Të forta ishin gjithashtu deklaratat e disa kryetarëve të bashkive dhe të degëve të Partisë Socialiste, të prekura drejtpërdrejt nga kjo reformë. Por e gjithë kjo zhurmë zgjati shumë pak. Ajo që nisi me vrull, u shua në heshtje. Të gjithë deputetët, edhe ata që e kishin kundërshtuar kategorikisht shkrirjen e 15 bashkive në vend, përfunduan duke votuar si dele pro këtij vendimi.
Votuan nën presionin e “Padrinos”, i cili, në momentin e votimit, nga frika e madhe, ruhej sikur të ndodhej përballë personave të armatosur. I tronditur nga protestat dhe nga perspektiva e fundit të pushtetit të tij, ai dëshmoi edhe një herë se sa larg është gatishmëria për të dëgjuar qytetarët nga mënyra se si ushtrohet pushteti në Shqipëri.
Ajo që u konfirmua në atë Parlament do t’i shtyjë edhe më shumë njerëzit të largohen nga vendi, sepse centralizimi dhe përqendrimi i të gjitha pushteteve janë dy prej politikave që qëndrojnë në qendër të veprimtarisë së krimministrit tonë. Si mund të ishte ndryshe? Pasardhësit politikë të “Sigurimit të Shtetit” të dikurshëm sot ndodhen në Parlament, drejtojnë vendin dhe miratojnë ligje pa pyetur aspak për qytetarët e thjeshtë. Nga parulla komuniste “Për popullin, me popullin”, sot kemi kaluar te “Prania Besnike”, por pa kurrfarë ndryshimi në thelb. Të njëjtët komunistë, bijtë e etërve që dikur drejtonin “Sigurimin”, sot qëndrojnë përballë qytetarëve në “Praninë Besnike”. Pikërisht aty, vetëm disa orë pas miratimit të ligjit për shkrirjen e 15 bashkive të vendit, do të përballen me ata, interesat e të cilëve i shkelën dhe i shpërfillën.
Sa u përket deputetëve të Vlorës, Damian Gjiknuri, Erjona Ismaili, Zamira Sinaj dhe Briseida Çakërri, e veçanërisht deputetit të Selenicës, Vullnet Sinaj, përgjegjësia e tyre politike për këtë vendim nuk mund të anashkalohet. Me votën e tyre, ata goditën interesat e banorëve të Bashkisë Selenicë dhe, njëkohësisht, përdhosën historinë e të gjitha fshatrave të kësaj bashkie.
Prandaj, deputetë të Vlorës, mbani parasysh se përballja me qytetarët nuk do të jetë më e njëjta! Përsëri do të jeni ju ata që do të dilni në takime, por këtë herë nuk do të keni të njëjtën pritje. Pakënaqësia, revolta dhe zemërimi i qytetarëve mund t’ju përballin me kundërshtime të forta dhe protesta ndaj vendimeve tuaja. Sepse ju zgjodhët të qëndronit në anën e gabuar të historisë! Zgjodhët të ndiqnit rrugën e etërve tuaj, duke shpërfillur interesat e njerëzve që ju kanë besuar votën. Por historia nuk harron dhe përgjegjësia politike nuk mund t’i shpëtojë gjykimit të qytetarëve.Shkatërrimi i Shqipërisë
Nga Arlind Bajaj, Sekretar për Organizimin, PD Vlorë
Reforma Territoriale ishte turpi i radhës i krimministrit Edi Rama dhe i gjithë ushtrisë së tij të banditëve deputetë. Në seancën maratonë parlamentare, rreth një orë pas mesnate, u miratua me më shumë vota sesa numri i deputetëve të pranishëm, Reforma Territoriale, e njohur edhe si Reforma Elektorale. Një reformë që i shërben vetëm një njeriu dhe askujt tjetër përveç tij.
Reforma Territoriale është një tjetër goditje që e shkatërron edhe më shumë Shqipërinë, atdheun tonë! Që në fillim, kjo reformë u prit me protesta, jo vetëm nga opozita, por edhe nga qytetarë të shumtë. Në këto protesta morën pjesë edhe socialistë të shumtë, disa prej të cilëve dogjën teserat e partisë. Të forta ishin gjithashtu deklaratat e disa kryetarëve të bashkive dhe të degëve të Partisë Socialiste, të prekura drejtpërdrejt nga kjo reformë. Por e gjithë kjo zhurmë zgjati shumë pak. Ajo që nisi me vrull, u shua në heshtje. Të gjithë deputetët, edhe ata që e kishin kundërshtuar kategorikisht shkrirjen e 15 bashkive në vend, përfunduan duke votuar si dele pro këtij vendimi.
Votuan nën presionin e “Padrinos”, i cili, në momentin e votimit, nga frika e madhe, ruhej sikur të ndodhej përballë personave të armatosur. I tronditur nga protestat dhe nga perspektiva e fundit të pushtetit të tij, ai dëshmoi edhe një herë se sa larg është gatishmëria për të dëgjuar qytetarët nga mënyra se si ushtrohet pushteti në Shqipëri.
Ajo që u konfirmua në atë Parlament do t’i shtyjë edhe më shumë njerëzit të largohen nga vendi, sepse centralizimi dhe përqendrimi i të gjitha pushteteve janë dy prej politikave që qëndrojnë në qendër të veprimtarisë së krimministrit tonë. Si mund të ishte ndryshe? Pasardhësit politikë të “Sigurimit të Shtetit” të dikurshëm sot ndodhen në Parlament, drejtojnë vendin dhe miratojnë ligje pa pyetur aspak për qytetarët e thjeshtë. Nga parulla komuniste “Për popullin, me popullin”, sot kemi kaluar te “Prania Besnike”, por pa kurrfarë ndryshimi në thelb. Të njëjtët komunistë, bijtë e etërve që dikur drejtonin “Sigurimin”, sot qëndrojnë përballë qytetarëve në “Praninë Besnike”. Pikërisht aty, vetëm disa orë pas miratimit të ligjit për shkrirjen e 15 bashkive të vendit, do të përballen me ata, interesat e të cilëve i shkelën dhe i shpërfillën.
Sa u përket deputetëve të Vlorës, Damian Gjiknuri, Erjona Ismaili, Zamira Sinaj dhe Briseida Çakërri, e veçanërisht deputetit të Selenicës, Vullnet Sinaj, përgjegjësia e tyre politike për këtë vendim nuk mund të anashkalohet. Me votën e tyre, ata goditën interesat e banorëve të Bashkisë Selenicë dhe, njëkohësisht, përdhosën historinë e të gjitha fshatrave të kësaj bashkie.
Prandaj, deputetë të Vlorës, mbani parasysh se përballja me qytetarët nuk do të jetë më e njëjta! Përsëri do të jeni ju ata që do të dilni në takime, por këtë herë nuk do të keni të njëjtën pritje. Pakënaqësia, revolta dhe zemërimi i qytetarëve mund t’ju përballin me kundërshtime të forta dhe protesta ndaj vendimeve tuaja. Sepse ju zgjodhët të qëndronit në anën e gabuar të historisë! Zgjodhët të ndiqnit rrugën e etërve tuaj, duke shpërfillur interesat e njerëzve që ju kanë besuar votën. Por historia nuk harron dhe përgjegjësia politike nuk mund t’i shpëtojë gjykimit të qytetarëve.
Gazeta RD