Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Sanksionet ndaj regjimit janë të domosdoshme për të shpëtuar shqiptarët nga kjo situatë jashtëzakonisht e rëndë

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje gjatë një konference për shtyp, ndërkombëtarëve që të sanksionojnë regjimit e Tiranës.

Berisha tha se, sanksionet ndaj regjimit janë të domosdoshme për të shpëtuar shqiptarët nga kjo situatë jashtëzakonisht e rëndë.

Berisha: Në këtë rast gjithashtu unë u bëj thirrje të gjitha agjencive partnere të vendeve partnere të luftës kundër drogës dhe shpëlarjes së parave: në qoftë se kërkoni rastin më klasik, urdhëroni ku është Shqipëria, në të cilën thyhen qafën dy monedhat më të forta të planetit për shkak të kontejnerëve dhe vagonëve të parave të pista të drogës që hyjnë në ekonominë shqiptare.

I bëj thirrje MONEYVAL-it dhe të gjitha agjencive të tjera, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Seksionit Antidrogë, sirenat më të fuqishme të alarmit për një vend kanë rënë prej kohësh, por duhen dëgjuar.

Shqipëria sot është Guinea-Bissau e Afrikës, e cila u shndërrua në narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë.

Kurse Shqipëria sot është më narko-shtet se çdo narko-shtet tjetër në botë dhe është narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë.

Natyrisht, opozita ka detyrë dhe e ka bërë këtë, ka paralajmëruar që në vitin 2014 se Shqipëria po shndërrohet në Kolumbinë e Europës.

Opozita ka paralajmëruar në vitin 2017 se në Shqipëri po instalohet narko-shteti, u instalua narko-shteti.

Opozita ka arritur me përpjekjet e saj të përfshijë në një seri rezolutash të organizatave ndërkombëtare të partive politike narko-shtetin shqiptar dhe narko-euron si faktor shkatërrimtar. Por, dënimi politik dhe masa të tjera, sanksione ndaj regjimit, janë të domosdoshme për të shpëtuar shqiptarët nga kjo situatë jashtëzakonisht e rëndë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik! Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, ndërkohë pak muaj para zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i …