Gjatë fjalës së tij, Berisha iu referua një studimi të vitit 2012 të Boston Consulting Group, për të cilin tha se e rendiste Shqipërinë të katërtën në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët.
Berisha: Nga të gjitha këto, për ju dhe çdo shqiptar kërkoj një mirëkuptim.
Do t’i hidhni një sy një publikimi në vitin 2012 të njërit prej grupeve më prestigjioze në botë, Boston Counsulting Group.
Ata kanë studiuar në 150 vende shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët.
Se po të dëgjosh, thuhet se ka rritje ekonomike, po kujt i shkon ajo? Kush e merr këtë rritje ekonomike?
E marrin 15 oligarkë apo ajo shpërndahet mbi bazën e drejtësisë sociale për qytetarët.
Ky studim gjeti se Shqipëria renditej e katërta në botë për shndërrimin e rritjes ekonomike në mirëqenie për qytetarët.
U them unë ju, miqtë e mi, demokrate e demokratë, kjo ka qenë arritja e jetës tonë, më e madhja sepse kjo është më njerëzorja.
Dhe u siguroj se sa herë PD të jetë në pushtet, ajo këtë rrugë do ndjekë. Ajo këtë praktikë do ndjekë. Ajo rritjen ekonomike, çka do të thotë të mirat e krijuara nga qytetarët shqiptarë, do i kthejë në të mira për ato.
Pse ne dolëm të katërtit në botë?
Nuk ishim ne një qeveri e majtë, jo. Nuk kishim shpallur programe ta majta, jo, ne jemi qeveri e djathtë. Pikë.
Por ne arritëm të katërtit në botë sepse ne kishim një parim edhe ekonomik, por dhe njerëzor. Edhe social, edhe të drejtë. Ky parim ishte t’u kthejmë qytetarëve taksat e tyre. T’u kthejmë qytetarëve rritjen ekonomike të vendit.
Dhe ne e bëmë këtë.
Dhe ne do e bëjmë këtë sa herë të jemi në pushtet.
Dhe unë u garantoj ju, e garantoj çdo shqiptar se për ne ripërtëritja e Shqipërisë synon para së gjithash dhe mbi të gjitha shndërrimin në rroga, pensione, shërbime, arsim cilësor, shëndetësi të të ardhurave të tyre, të pasurive të tyre publike.
Nuk mund të ndalesh në katastrofën demografike që pësoi Shqipëria.
Është thirrje dhe kushtrim për çdo shqiptar.
Në qoftë se ndonjëherë ky vend ka pasur një kushtrim nga thellësitë e shpirtit është ky sepse ky regjim po e shfaros, por e zbraz Shqipërinë nga shqiptarët më shumë se sa platforma e Çubrilloviçit.
Atëherë? Duhet pra të angazhohemi.
Duhet të vendosim të ndahemi me të keqen.
Gazeta RD