Kriminale/ Studentit i thyhet këmba nga barbarët

Tirana është përfshirë në kaos ditën e sotme. Kryeqyteti është përfshirë nga protesta e studentëve të cilët kanë nisur revoltën e tyre që në orën 14:00 dhe nuk kanë ndalur. Ata kanë shprehur zemërimin e tyre kundrejt qeverisë.

Një studenti raportohet se i kanë thyer këmbën gjatë përplasjeve me policinë. Gjithashtu është konfirmuar për News24 se ndodhet në gjendje kome.

Situata vijon të jetë e përshkallëzuar, ndërsa studentët u futën në ambiente të Bashkisë së Tiranës, për t’u shpërndarë më pas në disa zona të tjera në kryeqytet.

Gjithashtu i është vënë flaka koshave të mbeturinave si edhe në zonën e Pazarit të Ri është ndezur zjarr.

Shqetësues mbete edhe dhuna e përdorur nga policia gjatë ndërhyrjes për të shpërndarë protestuesit. Shumë studentë janë dhunuar me grushte e shkop gome.

About Krye Redaktor

Check Also

Simbol i rezistencës/ Kush është i riu që grushtoi 6 narkopolicët e regjimit

Klevi Metaj, është i riu që ditën e sotme është kthyer në simbol të protestës …