Protesta/ Kriminelët në polici gjakosin studenten

Kriminelë në polici kanë goditur me bombol gazi në fytyrë një studente në protestë, e cila shikohet e gjakosur. Studentë të tjerë i janë afruar për ti dhënë ndihmën e parë.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Ministria e Arsimit, ndërsa disa protestues kanë kaluar rrethimin duke u futur brenda perimetrit të institucionit.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe thirrje të fuqishme nga studentët dhe protestuesit pjesëmarrës.

Sakaq, policia ka bërë thirrje për largimin e protestuesve dhe lirimin e rrugës, por turma nuk ka lëvizur.

About Krye Redaktor

Check Also

Një grua zgjidhet kryetare e PD në Fier! 

Enkelejda Veliu do të jetë kryetarja e re e Partisë Demokratike në degën e Fierit. …