Deputeti i LVV shpërthen ndaj Ramës/ “Po përgjaket Shqipëria, jep dorëheqjen o i pafytyrë!”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Tiranë, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi me tone të forta emocionale dhe kombëtare, Bahtiri e cilëson përplasjen me të rinjtë si një goditje ndaj së ardhmes së Shqipërisë, ndërsa u bën thirrje forcave të policisë të ndalin dhunën.

Në reagimin e tij, deputeti i Vetëvendosjes përdor akuza të ashpra ndaj kreut të qeverisë shqiptare, duke e lidhur situatën edhe me raportet me Serbinë.

Postimi i Bahtirit

PO TURPNOHET SHQIPTARIA, SE STUDENTËT PO PËRGJAKEN NGA NJË PUSHTETAR QË S’KA GJAK SHQIPTARI! JEP DORËHEQJE EDI RAMA! MOS E KALL SHQIPËRINË E ISMAIL QEMAILIT E ISA BOLETINIT!

Nuk ka mbetë ma kohë për heshtje!

Në rrugët e Tiranës sot nuk po goditen thjesht disa të rinj, por po goditet e ardhmja e kombit tonë!

Studentët tanë , ata që punojnë e sakrifikojnë se i duan këtij dheu të ardhme me nder, po përballen me shkopinj e gaz nga pushteti i Edi Ramës, ai që trupin e ka në Tiranë, e mendjen e frymën në Beograd!

A ka më turp se me e pa gjakun e të rinjve tanë të derdhur në asfalltin e kryeqytetit?!

A ka më turp se me e lanë në krye një pushtetar diktatorial që frikësohet nga dituria, nga fjala e lirë dhe nga rinia e vet?!

A ka më turp se me e dëgju Beogradin e Serbinë te duartrokasin teksa vëllezërit tanë po përgjakën nga dora e vetë shtetit?!

PO PËRGJAKET TOKA SHQIPTARE, NGA AI I PABESË!

Studentët janë zemra dhe shpirti i këtij vendi! Dhuna mbi ta është turp mbi çdo shqiptar që sot hesht.

Prandaj, lus Policinë e Shqipërisë, që të ndalin dhunen mbi ata që janë e ardhmja e Shqipërisë. Mos tentoni ta ndalni rrugen e së ardhmes. Ai që dhunon studentët, e dhunon familjen e vet, fëmijët e vet, të ardhmen e vet!

Studentët janë drita e këtij vendi!

JEP DORËHEQJE O I PAFYTYRË!

Shteti nuk bie para këmbëve të tua!

About Redaksia

Check Also

Shkopa gome kokës, policia ushtron dhunë barbare ndaj të rinjve te “21 dhjetori” (Video)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm edhe pasditen e kësaj të mërkure, për të shpërndarë studentët e …