FOX NEWS publikon pamjet: Kjo nuk është Franca siç kemi parë përgjatë 10 ditëve të fundit, kjo është Tirana në Shqipëri!

Rrjeti më i madh televiziv në Amerikë, FOX NEWS, ka publikuar pamje nga protestat në Shqipëri.

Moderatori i njohur, Bill Hemmer ka komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në Tiranë.

“Kjo nuk është Franca siç kemi parë përgjatë 10 ditëve të fundit.

Kjo është Tirana në Shqipëri, kryeqyteti i vendit.

Protesta kaotike sot, protestuesit shfaqen duke hedhur tulla dhe duke u përballur me policinë.

Tani vjen edhe tymi.

Protestuesit po kërkojnë dhe po protestojnë për punësimin dhe arsimin.

Këto protesta të nisura të martën kanë vazhduar. Doja t’u sillja pamjet live. Ky është gaz lotsjellës aty nga i cili ai burrë po mbytet,” shprehet ai.

Ndërkohë bashkë-moderatorja thekson: “Nuk mendoj në asnjë mënyrë që është për arsimin”.

Edhe FOX NEWS LIVE NOW ka transmetuar pamjet nga revolta studentore.

 

About Redaksia

Check Also

Deputeti i LVV shpërthen ndaj Ramës: Po përgjaket Shqipëria, jep dorëheqjen o i pafytyrë! 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Tiranë, duke dënuar …