Gjimnazistët e “Partizanit” i bashkohen protestës kundër qeverisë, bllokojnë rrugën “Tafaj” (Video)

Protesta kundër qeverisë ka marrë një tjetër përmasë këtë të mërkurë, teksa krahas studentëve, në lëvizjen qytetare janë përfshirë edhe gjimnazistët.

Nxënësit e gjimnazit ”Partizani” në Tiranë kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën ”Tafaj”, duke iu bashkuar kështu valës së protestave.

Raportohet se në shenjë proteste nxënësit i kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave që ndodhen aty pranë.

Bilanci i protestës ishte të paktën 23 persona të shoqëruar në polici, ndërsa 7 protestuesve iu dha ndihmë mjekësore në spital.

About Redaksia

Check Also

Si dështoi skema e Agasit me shefen e SHISH dhe pronaren e një televizioni për të takuar Ambasadorin amerikan

Dy muaj përpara arrestimit, Ergys Agasi po organizonte një takim mes ambasadorit të ardhshëm amerikan, …