Reagimi nga Kosova, Edita Tahiri: Në Tiranë po lëkunden themelet e regjimit të Ramës!

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar për situatën e krijuar gjatë protestave në Tiranë, duke e cilësuar atë si një shenjë të tronditjes së regjimit të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një reagimi publik, Tahiri ka dënuar dhunën ndaj protestuesve, të rinjve dhe qytetarëve, ndërsa ka përdorur tone të forta politike ndaj qeverisjes së Ramës.

Sipas saj, zhvillimet e fundit tregojnë se themelet e këtij regjimi po lëkunden dhe se vendi po shkon drejt ndryshimit politik.

“Tirana në flakë dhe tirania e regjimit autokratik të Edi Ramës – tronditëse dhuna ndaj protestuesve, rinisë dhe qytetarëve, themelet e këtij regjimi po lëkunden, ndryshimi po vjen, dorëheqja nuk ka alternativë dhe do të jetë fundi i turpshëm i një regjimi”, shkruan Edita Tahiri në reagimin e saj.

Deklarata e ish-zëvendëskryeministres së Kosovës vjen në një klimë të tensionuar politike në Shqipëri, pas protestave dhe përplasjeve të ditëve të fundit në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ramës: Historia ka provuar që ata që s’kanë ditur të japin dorëheqjen e kanë pësuar në mënyrë fatale!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar Edi Ramës të japë dorëheqjen, duke …