Revolta studentore/ Të rinjtë përplasen me policinë tek “Rruga e Elbasanit”!

Protesta nuk njeh tërheqje. Pas orësh të tëra përplasjesh në rrugët e Tiranës dhe pranë institucioneve shtetërore, revolta e të rinjve vijon, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.

Përplasjet me policinë janë zhvendosur në Rrugën e Elbasanit, ku protestuesit vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe hedhin sende të forta në drejtim të efektivëve të policisë.

Tensionet po përhapen në zona të ndryshme të Tiranës, duke e kthyer mbrëmjen në një tjetër front përballjeje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Pavarësisht orëve të gjata të protestës, të rinjtë nuk japin shenja tërheqjeje, ndërsa situata mbetet e paparashikueshme dhe përplasjet vijojnë të mbajnë kryeqytetin në tension.

About Redaksia

Check Also

Si dështoi skema e Agasit me shefen e SHISH dhe pronaren e një televizioni për të takuar Ambasadorin amerikan

Dy muaj përpara arrestimit, Ergys Agasi po organizonte një takim mes ambasadorit të ardhshëm amerikan, …