Asistencë ligjore/ PD në mbrojtje të studentëve protestues, vë në dispozicion grupin e avokatëve 24/7

Partia Demokratike ka publikuar listën e një grupi avokatësh të cilët do të jenë në gadishmëri gjatë 24 orëve në mbrojtje të studentëve protestues.

‘Grupi i avokatëve do të ofrojë asistencë ligjore pranë organeve të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, me qëllim garantimin e të drejtave ligjore të çdo protestuesi dhe mbrojtjen e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi’, thuhet në njoftimin që vjen nga selia e PD.

Deklarata

PD në mbrojtje të studentëve protestues, vë në dispozicion grupin e avokatëve 24/7 dhe numrin e emergjencës

Partia Demokratike

Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore

NJOFTIM

Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, njofton krijimin e një grupi avokatësh, të cilët janë në dispozicion 24 orë në 7 ditë, për të ofruar asistencë dhe mbështetje ligjore për çdo protestues që shoqërohet, ndalohet apo arrestohet në lidhje me pjesëmarrjen në protestat studentore.

Grupi i avokatëve do të ofrojë asistencë ligjore pranë organeve të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, me qëllim garantimin e të drejtave ligjore të çdo protestuesi dhe mbrojtjen e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Grupi i avokatëve përbëhet nga:

* Marash Logu

* Eda Grimci

* Adriana Kalaja

* Franc Nuri

* Shaqir Manjani

* Besart Logu

* Ledio Nuraj

Çdo protestues që ka nevojë për asistencë ligjore mund të kontaktojë në çdo kohë në numrin:

📞 067 482 5149

Partia Demokratike dhe Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore ritheksojnë rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të protestuesve, si dhe të garantimit të procesit të rregullt ligjor për çdo qytetar që përballet me procedura policore apo gjyqësore.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Asnjë provokacion, si i Shkodrës, nuk do të lëkundë mbështetjen e PD për studentët

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Rama se asnjë provokacion, …