Rama zgjohet i çoroditur dhe këcënon studentët!

Edi Rama ka recituar sot në pikë të sabahut monologun e tij të propagandës siç bën pas çdo reagimi kundër tij nga qytetarët shqiptarë. Kjo në funksion edhe të shantazhimit të të rinjve por edhe duke u mundura të krijojë frikë që të ndalë revoltën popullore që k kohë që zien.

Kësaj here duke ju dridhur zëri dhe këmbët ai doli tu tregonte shqiptarëve se nuk janë studentët ata që nuk me duan, janë të tjerë, shpiku si gjithmonë edhe armiq të jashtëm dhe të brendshëm siç bën gjatë çdo proteste që të turbullojë sadopak ujërat e qarta të revoltës së shqiptarëve personalisht, kundër tij dhe qeverisë së tij narko.

Tani e ka më të vështirë që të përgjojë të rinjtë se Shefja e SHISH është nën masë sigurie, AKSH-i i mbytur ne llum, policia e kapur nga krimi totalisht. Edhe ata që deri dje mendonte se i kishte ne rresht me kërcënime si për votimin e territoriales po shikojnë për dritë në fund të tunelit. Nuk duan të mbyten në varkën e ‘liderit global’.

Por një gjë nuk e di a ka vënë re kreu i qeverisë. Që në mesazhet e shqiptarëve edhe pse sufllaqexhinjtë mundohen të ekuilibrojnë disi, ka vetëm urrejtje dhe mllef kundër tij dhe qeverisjes së tij. Në qindra mesazhet që mbërrinin në kohë reale e që nuk mundeshin ti fshinin të gjithë, ka vetëm një kërkesë të qartë dhe të prere. Ik, Ik. Jep dorëheqje sa më parë. Kjo nuk ngjan tashmë si një këshillë që duhet marrë parasysh. Por si një zgjidhje e problemit.

Shikoni një pjesë të mesazheve:

About Redaksia

Check Also

Rama lëshon policë civilë nëpër rrugët e Tiranës, u bëjnë presion të miturve

Revolta Studentore ka terrorizuar Ramën. Duket se janë shpërndarë civilë nëpër rrugët e Tiranës të …