Revoltë te bashkia e Shkodrës, policia shoqëron protestuesit

Situata është tensionuar nga protesta në Shkodër, ku studentët po hedhin gurë në drejtim të Bashkisë.

Sipas pamjeve, studentët e revoltuar kanë shkruar me bojë në muret e Bashkisë, ndërsa po thyejnë xhamat dhe po hedhin kapsolla drejt godinës.

Policia ka nisur shoqërimin e protestuesve. Protestuesit kanë kundërshtuar shoqërimin dhe kanë tentuar të largohen nga duart e efektivë.

Protestues të tjerë kanë ndërhyrë duke u bërë thirrje protestuesve që që t’i lirojnë ata.

“Marre”, dëgjohen duke thënë një zëri ata.

About Redaksia

Check Also

TG7: Shqipëria përflaket nga zemërimi i studentëve, situata përshkallëzohet në akte dhune

Ashtu si në Francë, protesta studentore tashmë ka përfshirë edhe Shqipërinë, shkruan media italiane TG7. Manifestimi …