Rrëmbimi i protestuesve/ Këlliçi: Terrori i Ramës ndaj të rinjve si metodat e karteleve të drogës

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar kundër qeverisë së Edi Ramës, pas pamjeve të një vajze protestuese që, sipas tij, është marrë me forcë nga persona të paidentifikuar në bulevard.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e krahason mënyrën e veprimit me metodat e karteleve të drogës dhe ngre pikëpyetje mbi identitetin e personave, si dhe mbi urdhrat që mund të kenë marrë.

Postimi

Terrori që po ushtron Edi Rama ndaj të rinjve nuk dallon nga metodat e karteleve të drogës.

Persona të panjohur rrëmbejnë në bulevard një vajzë protestuese. Kush janë këta banditë, kush i ka sjellë, kush i urdhëron?!

Kreu i organizatës po kryen krime të rënda për të cilat do përgjigjet.

About Redaksia

Check Also

Ahmetaj: Rama u konsultua me Ballukun te “vila e kuqe”! Mandati i 4-tërt, varreza politike e tij

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme, se Edi Rama është konsultuar sot me …