Arrestimet e protestuesve/ Noka: Burri i rreh, gruaja i dënon! Adi Pojana dhe Amarilda Sulaj, çifti i kërbaçit të narkoshtetit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me arrestimet e protestuesve, duke drejtuar akuza ndaj Adi Pojanës, të cilin e identifikon si punonjës të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, dhe gjyqtares Amarilda Sulaj.

Në postimin e tij, Noka i referohet marrëdhënies mes rolit të policisë në ndalimin e protestuesve dhe vendimeve gjyqësore për masat e sigurisë ndaj tyre, duke përdorur shprehjen “Burri i rreh, gruaja i dënon”.

Reagimi

Burri i rreh, gruaja i dënon

Adi Pojana dhe Amarilda Sulaj, çifti i kërbaçit të narkoshtetit. Ai me punë në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Ajo gjyqtare, cakton masat e sigurisë ndaj të rinjve të ndaluar forcërisht nga #policia. Pra i shoqi “kujdeset” gjithë kohën për dhunën fizike ndaj protestuesëve ndërsa ajo i masakron me vendime në emër të ligjit. Harmonizim i forcave në çift kundër protestës.

About Redaksia

Check Also

Pamje të dhunës nga protesta! Polici i vendos dorën në fyt të miturit!

Pamje të tensionuara janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku efektivë të policisë shihen duke …