Berisha: Rama të japë dorëheqje urgjent, mes fatit të Çausheskut dhe të Ramiz Alisë të zgjedhë këtë të fundit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka kërkuar sërish dorëheqjen e Kryeministri Edi Rama. ‘Të japë dorëheqje urgjent, mes fatit të Çausheskut dhe të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të fundit’, tha lideri i opozitës shqiptare.

Berisha: Ndaj dhe e mbyll këtë deklaratë duke kërkuar në mënyrë të prerë dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Unë e kuptoj se krimet e rënda që ka kryer e tmerrojnë dhe nuk e lejojnë të marrë këtë vendim.

Por prapë, midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alis, mendoj se në interesin më të mirë të tij dhe të shqiptarëve është të zgjedhë fatin e diktatorit të fundit ideologjik dhe të ikë dhe ky me turp si diktatori i drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Pamje të dhunës nga protesta! Polici i vendos dorën në fyt të miturit!

Pamje të tensionuara janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku efektivë të policisë shihen duke …