Gjimnazistët e Kamzës bojkotojnë sërish mësimin, marshojnë drejt Tiranës

Gjimnazistët e Kamzës kanë bojkotuar edhe sot mësimin  për të marshuar drejt Tiranës për tiu bashkuar protestës së të rinjve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tashmë revolta e të rinjve shqiptarë ka hyrë në ditën e katërt, dhe vjen pas 130 ditëve protestë paqësore.

Kjo është dita e dytë që gjimnazistët e Kamzës bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen protestave në Tiranë.

Ndërkohë vihet re një prani e shtuar e policisë pranë shkollave në Kamëz.

About Redaksia

Check Also

Vijon protesta në Korçë kundër qeverisë: Rama ik!

Edhe në Korçë ka vijuar protesta e të rinjve studentë dhe gjimnazistë. Me thirrjet ‘Rama …