Protestuesit kanë rinisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, pasi kanë përshkuar disa nga rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër qeverisë.
“Rama jep dorëheqjen!”, “Poshtë qeveria!”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Marshimi zhvillohet në kuadër të protestave të studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve, që prej ditësh po kërkojnë ndryshime dhe dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Gazeta RD