Protesta kundër Ramës/ Zbrazen auditorët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Protestat e dhunshme të tri ditëve të fundit, të përqendruara kryesisht në Tiranë, por të shtrira edhe në disa qytete të tjera të vendit, duket se kanë ndikuar edhe në zhvillimin e procesit mësimor në universitete.

Këtë të premte, auditorët dhe ambientet e universitetit në Durrës paraqiten bosh. Ende nuk dihet nëse gjatë ditës do të ketë një tjetër pikë takimi apo grumbullimi të studentëve.

Në tri ditët e fundit, protestat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, ndërsa situata në Tiranë është përshkallëzuar me hedhje gurësh, dëmtime të pronës publike dhe private, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia. /A2 CNN

About Redaksia

Check Also

Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të …