Protesta studentore, e cila ka hyrë në ditën e katërt, është shoqëruar me pjesëmarrje masive të të rinjve, të cilët kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Rama.
Gjatë ditëve të fundit, tubimet në Tiranë janë shoqëruar edhe me përplasje me policinë, e cila ka ndërmarrë asrrestime brutale dhe të dhunshme ndaj të rinjve, duke mos kursyer as të miturit.
Mbështetja e “Tifozave kuqezi” përbën një tjetër zhvillim në këtë klimë protestash, ku pakënaqësitë e studentëve janë ndërthurur me kritikat ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

Protestat tashmë kanë shpërthyer në të gjithë vendin, me bojkote në gjimnazet dhe universitetet, të cilët janë bashkuar nën një kauzë të vetme, largimin e kryeministrit Edi Rama.
Gazeta RD