Shqiptarë, është koha të veprojmë!

Nga Bislim AHMETAJ
Të gjithë në sheshe, për dorëheqjen e Edi Ramës dhe përgjegjësi politike nga të gjithë aktorët politikë!
📍 HAPI I PARË: Të mblidhemi në sheshe dhe të mos i lëshojmë ato për asnjë minutë, në Tiranë dhe në çdo qytet të Shqipërisë, me protesta paqësore dhe me kërkesa të qarta:
Dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike!
⚖️ SPAK: Vepro! Kryej hetime të pavarura dhe transparente, siguro zbatimin e barabartë të ligjit për të gjithë.
Askush të mos jetë i paprekshëm!
Dëgjoje thirrjen e qytetarëve: Hetim urgjent dhe përgjegjësi ligjore për Edi Ramën!
🇺🇸 Ambasador Eric Wendt: Dëgjojini qytetarët e Shqipërisë dhe mbështesni demokracinë, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës!
Mos e shpërdoroni besimin që shqiptarët kanë tek vendi juaj i madh!
🔷 OPOZITË, QARTËSOHU: OSE DUKU, OSE ZHDUKU!
📢 QYTETARË: Organizohuni, qëndroni të bashkuar, bashkohuni rreth një qëllimi të përbashkët dhe kërkoni llogari pa u tërhequr!
Nuk na duhet dhuna!
Na duhet ndryshimi!
Nuk duam premtime boshe!
Duam përgjegjësi konkrete dhe të drejtpërdrejtë!
Duam një Shqipëri pa korrupsion të lirë dhe demokratike, ku respektohet ligji, familja dhe mbi të gjitha Atdheu ynë i përbashkët.
I madh e i vogël duhet të dalë në sheshet e lirisë!
Në krah të rinisë studentore.
MJAFT ME HESHTJE!
MJAFT ME INDIFERENCË!
TË GJITHË NË SHESHE!
ME DINJITET DHE PA DHUNË!
DERI NË LLOGARIDHËNIE TË PLOTË!
🇦🇱 SHQIPËRIA ËSHTË E SHQIPTARËVE.
PUSHTETI DUHET TË JAPË LLOGARI!
TË KEQES DUHET T’I VIJË FUNDI NJË ORË E MË PARË!
Tiranë me 16 Tetor 2026
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

About Redaksia

Check Also

Kufomë politike, shumë shpejt do tërhiqesh zvarrë!

Nga Ilir LEVONJA … ja ku e keni autorin e te gjitha raprezaljeve, thyerjeve te …