Berisha: Revolta studentore është revoltë studentore, PD do ta mbështesë atë me të gjithë forcën e saj

Petrit Matlia: Përshëndetje Doktor, mbrëmë në darkë në një studio televizive ishte një nga organizatorët e protestës student dhe ai deklaroi se z. Berisha është i mirëpritur të marrë pjesë në protestë. A jeni i gatshëm të merrni pjesë?

Sali Berisha: Tani e siguroj atë edhe publikisht se z. Berisha nga mëngjesi gjer në orët më të vona i përmbahet zotimit të tij publik për të siguruar mbështetjen më të madhe dhe mbrojtjen më të mirë të mundshme ndaj atyre studentëve.
Dhe degët e Partisë Demokratike në Tiranë dhe në rrethe janë non-stop të organizuara.
Le të bërtasë të çirret në qiell e në tokë Edi Rama, se asgjë nuk na ndalon ne për të mbështetur fuqimisht dhe për të mbrojtur studentët. Këto të dyja janë zgjedhjet tona.
Ju besoj e keni parë që deputetët e Partisë Demokratike kanë qenë me studentët në sheshe, në komisariate, në spital, në gjykatë dhe kudo, dhe do të jenë të pandarë.
Ne do bëjmë mbrojtjen tonë.
Edi Ramës kjo i ka djegur dhe përpiqet ta paraqesë protestën studentore si një krijesë të Partisë Demokratike.
Revolta studentore është revoltë studentore, po ta mësojë që Partia Demokratike do ta mbështesë atë me të gjithë forcën e saj, me të gjitha mundësitë që ka.
Dhe dje ishte dita e grevës së përgjithshme për herë të parë në historinë e Shqipërisë, e grevës së përgjithshme të universiteteve, të gjimnazeve dhe ne qëndrojmë në mbështetje të plotë të këtyre protestave.

About Redaksia

Check Also

Përshkallëzohet protesta/ Banditët e policisë qëllojnë me plumba gome drejt të rinjve

Situata në protestën e të rinjve është përshkallëzuar, teksa raportohet se Policia ka qëlluar me …