Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit

Ka nisur marshimi i studentëve të Mjekësisë në Tiranë, të cilët ndodhen aktualisht në zonën e 9-katësheve dhe po vijojnë lëvizjen drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët pritet të ndalen para godinës së ministrisë, ku do të vijojnë protestën kundër qeverisë.

Thirrja e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, kërkesë që po artikulohet prej ditësh edhe nga protestues të tjerë në kryeqytet dhe qytete të vendit.

About Redaksia

Check Also

Studentët përplasen me policinë në protestën në Durrës, nisin shoqërimet me dhunë

Protesta e studentëve dhe të rinjve në Durrës është shoqëruar me tensione dhe ndërhyrjen e …