Një vajzë dhe një djalë në gjendje të fikti të shtrirë në tokë, u qëlluan nga policët civilë me hekura dhe shkop gome

Bulevardi dëshmorët e Kombit është kthyer në një “arenë luftë”. Situata mbetet e përshkallëzuar.

Nga ana e policisë nuk janë kursyer as gurët të cilët i kanë gjuajtur në drejtim të protestuesve.

Një vajzë dhe një djalë në gjendje të fikti të shtrirë në tokë pasi u qëlluan nga policët civilëme shekura dhe shkop gome.

Policiiiiiiiiii

Protestuesit duket se kanë arritur të organizohen dhe të fitojnë një epërsi ndaj policisë, që është surprizuar jo pak nga agresiviteti i papritur prej afro 1 ore.

Protestuesit me goditjet e tyre me gurë në mënyrë masive e zmbrapsën policinë dhe thyen xhamin e një prej autobotëve.

Më pas policia e zgjeroi rrezen e vet të veprimit dhe u hap nga Piramida me forcat Shqiponja. Këta të fundit u hasën me sulmin e protestuesve të vendosur mbi piramidë.

Më pas forcat Shqiponja ndërmorën një ofensivë për të bërë shoqërime, por protestuesit arritën të largoheshin dhe të grumbulloheshin në një grup së bashku, duke prishur planin e policisë në këtë rast.

Së fundmi policia po avancon drejt parkut Rinia, me protestuesit, që qëndrojnë të grumbulluar dhe vijojnë të sulmojnë. Një i mitur u kap nga FNSH dhe u shoqërua, teksa një vajzë dhe një efektiv i Ndërhyrjes së Shpejtë u panë të lënduar.

About Redaksia

Check Also

Video/ Merr flakë polici në Bulevard

Një punonjës policie është përfshirë nga flakët gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit …