Po falnin namazin, policia dhunë e gaz lotsjellës brenda xhamisë “Et’hem Beu” në kryeqytet

Çdo orë që kalon po tregon një polici tejet të dhunshme, e cila nuk kursen as institucionet fetare.

Dhjetëra efektivë kanë mësyrë në xhaminë ‘Et’hem Beu’ në kryeqytet, në kohën kur besimtarët po falnin namazin duke i dhunuar brutalisht.

Ndaj besimtarëve, efektivët hodhën gaz lotsjellës dhe spraj, duke ndërprerë namazin.

Besimtarët kërkuan nga Policia e Shtetit të vendosin një limit dhe të respektojnë institucionet fetare.

‘Duhet të ketë limit, të mos futen brenda xhamisë. Sa u thirr ezani dhe po nisnim të faleshim, kur policia erdhi brenda dhe ushtroi dhunë ndaj besimtarëve të xhamisë me shkopa gome. Hodhën edhe gaz lotsjellës e spraj ndaj besimtarëve’, u shpreh i riu.

Policiaaa Teror

About Redaksia

Check Also

Berisha lexon reagimin e kongresmenit, Joe Wilson: Qeveria të ndalë dhunën ndaj protestuesve, të rinjtë meritojnë zë…

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bërë jehonë reagimin të kongresmenit amerikan, Joe Wilson, …