Rama çon vendin drejt luftës civile/ Ambasadat po inkurajojnë destabilizimin me heshtjen e tyre

Rama ka projekt të destabilizojë Shqipërinë për të rubajtur karrigen e tij të pushtetit. Ndërkohë ambasadat e vendeve mike të shqiptarëve nuk po tregohen aspak mike me shqiptarët. Me heshtjen e tyre ndaj krimieve të regjimit që po qëllon me plumba gome protestuesit po nxisin destabizimin e Shqipërisë.

Përdorimi i plumbave të gomës nga Policia e Shtetit ndaj studentëve dhe protestuesve në Tiranë ngre pikëpyetje serioze për respektimin e standardeve ndërkombëtare për përdorimin e forcës. Raportimet për protestues të goditur në gjoks, qafë dhe pjesë të tjera të sipërme të trupit kërkojnë hetim të menjëhershëm, pasi këto janë zona ku goditjet mund të shkaktojnë dëmtime të rënda, të pakthyeshme dhe madje vdekjeprurëse.

Ndërsa të rinjtë kanë dalë në rrugë për të protestuar, pamjet dhe denoncimet nga terreni kanë ngritur shqetësime për mënyrën se si efektivët kanë përdorur armët që hedhin plumba gome. Në vend që këto mjete të përdoren vetëm në kushtet e përcaktuara nga standardet e sigurisë, raportimet për goditje në pjesën e sipërme të trupit shtrojnë pyetjen nëse policia ka respektuar kufijtë ligjorë të përdorimit të forcës.

Çfarë parashikojnë standardet e OKB-së?

Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për përdorimin e armëve me më pak rrezik vdekjeprurës në zbatimin e ligjit përcaktojnë se municionet kinetike, përfshirë predhat e gomës, duhet të përdoren vetëm në rrethana të kufizuara dhe në përputhje me parimet e domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe llogaridhënies.

Sipas këtyre udhëzimeve, përdorimi i predhave kinetike duhet të synojë pjesën e poshtme të barkut ose këmbët, për të shmangur dëmtimin e organeve jetike. Goditjet në kokë, fytyrë dhe qafë mund të shkaktojnë trauma të rënda, verbim, dëmtime të përhershme dhe vdekje. Edhe goditjet në kraharor mund të shkaktojnë dëmtime të rënda të organeve jetike.

Standardet ndërkombëtare kërkojnë gjithashtu që çdo përdorim i forcës të jetë i domosdoshëm dhe proporcional me rrezikun që synohet të neutralizohet. Plumbat e gomës nuk mund të përdoren në mënyrë të verbër apo të përgjithësuar ndaj një turme, pa vlerësuar sjelljen dhe rrezikun konkret që paraqet personi ndaj të cilit drejtohet arma.

Goditjet në pjesën e sipërme të trupit kërkojnë përgjegjësi

Pajmet e drejtpërdrejta të Syri tregojnë se studentët janë goditur me plumba gome në gjoks, qafë apo zona të tjera jetike, këto raste duhet të hetohen në mënyrë urgjente, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin shqiptar.

Autoritetet duhet të sqarojnë se kush urdhëroi përdorimin e këtyre armëve, çfarë lloj municioni u përdor, nga çfarë distance u qëllua dhe nëse efektivët respektuan rregullat për zonat e lejueshme të goditjes. Po ashtu, duhet të ruhen pamjet filmike, dëshmitë e protestuesve dhe dokumentacioni mjekësor, në mënyrë që çdo rast të verifikohet dhe të përcaktohet përgjegjësia individuale. Drejtori i Policisë së Tiranës, Oligert Torba ka injoruar pyetjet që i janë treguar nga gazetari i “Piranjave” në momentet që policia ishte ende duke sulmuar. Në vend që të udhëronte ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të gjuajtjeve me pluma, Torba ka heshtur.

Përdorimi i plumbave të gomës nuk është automatikisht i ligjshëm vetëm sepse ato konsiderohen municion me më pak rrezik vdekjeprurës. Pasojat varen nga mënyra e përdorimit, distanca, zona e goditjes dhe rrethanat e ndërhyrjes.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Revolta kundër Ramës, analisti Gabriel Partos: Studentët po protestojnë kundër korrupsionit dhe mungesës së perspektivës

Gabriel Partos, ish-analist i BBC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore dhe më pas analist i …