Berisha-Ramës: Nuk ka dialog me ty! Jep dorëheqjen që të bëhet zgjidhje politike, kjo revoltë nuk ka kthim prapa!

Kryetari i PD, Sali Berisha-Ramës, gjatë konferencë me gazetarët iu drejtua Edi Ramës se, ka dialog me ty!
Berisha i bëri thirrje Ramës, jep dorëheqjen që të bëhet zgjidhje politike, kjo revoltë nuk ka kthim prapa.
Berisha: Unë u bëj thirrje mësuesve të Shqipërisë, të cilët sot sipas Edi Ramës nuk vlejnë as sa çizmet e policit, të qëndrojnë në anën e nxënësve të tyre.
Të qëndrojnë në anën e studentëve të tyre.
Të qëndrojnë të pamposhtur sepse nxënësit dhe studentët po rrezikojnë jetën e tyre vetëm e vetëm që të lulëzojnë, të zhvillojnë ëndrrën e tyre në këtë vend.
I bëj thirrje mbarë qytetarëve të solidarizohen.
Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe i prekur pozitivisht nga ato qindra e qindra familje të cilët i presin në shkallët e pallateve me ujë, me ushqim, me çfarë munden, duke treguar solidaritet ndaj të revoltuarve.
I bëj thirrje Kryqit të Kuq ndërkomëbtar të ndërmjetësojë urgjentisht për krijimin e korridoreve në mënyrë ëë të ndihmohen të plagosurit dhe jo të krijohen salla makabre si ajo e Ministrisë së Arsimit ku me dhjetëra e dhjetëra protestues me ndjenja të humbura ose gjysmë të humbura ishin përplasur në dysheme.
Koha është kritike.
Kurrë ndonjëherë më shumë se sot shqiptarët nuk janë thirrur që të marrin në dorë fatin e tyre.
Fatin e familjes së tyre.
Fatin e vendit të tyre.
Ata nxënës, studentë po luftojnë si luanë sepse narkodiktatori, bastardi i xhelatëve komunistë rrëmben votat me vrasës, trafikantë dhe banditë, bllokon rotacionin.
Me propagandën që dikton, mashtron.
Edhe njëherë ky është gangsteri ndërkombëtar më i madh sot.
Ndaj dhe çlirimi prej tyre, largimi i tij i menjëhershëm.
Nuk ka dialog Edi Rama me ty, ja ta them dhe unë.
E di pse nuk ka dialog?
Sepse ti dialogun e do me ata që do vetë.
Por ata që do ti, ata janë kukullat tua.
Ata që do ti janë puthadorët e tu.
Ata janë qenie të shpifura.
Jep dorëheqjen që të bëhet zgjidhje politike.
Kthim prapa kjo revoltë nuk ka.
Etiketimet tua janë njëlloj me të babait tënd xhelat.
Edhe ai Havzi Nelën e quan terrorist, njëlloj siç ti i quan terroristë.
Dhe ti me atë mendësi xhelati u drejtohesh gjimnazistëve dhe studentëve të Tiranës dhe Shqipërisë.
Koha thërret shqiptarët dhe njëherë në orën e tyre të historisë.
Të hidhen në anën e studentëve.

About Redaksia

Check Also

Kosova mbështet studentët/ Albulena Haxhiu: Arroganca vetëm i nxit protestat, duhen degjuar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen …