Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje ndërkombëtarëve t’i japin duart Edi Ramës, pasi, sipas tij, largimi i Ramës është kusht që të rivendoset stabiliteti në Shqipëri.
Berisha: I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë në anën e drejtë të qytetarëve shqiptarë.
Largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nuk krijon absolutisht asnjë vakuum.
Largimi i menjëhershëm i Edi Ramës është kusht i të gjitha kushteve që të rivendoset stabiliteti në Shqipëri.
Është kushti i të gjitha kushteve që të vazhdohet me përkushtim përmbushja e kritereve dhe standardeve evropiane në procesin e integrimit.
Largimi i këtij horri ndërkombëtar nga pushteti është kushti i të gjitha kushteve që të funksionojë shteti ligjor në Shqipëri.
Që imunitetet të mos përdoren si mburojë për ata që vjedhin qindra milionë dhe për atë.
Që lumenjtë e drogës të mos vërshojnë nga Shqipëria, Amerika Latine, vendet e Lindjes nëpërmjet Shqipërisë drejt Evropës Perëndimore.
Është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të mos jetë më eksportues madhor i krimit drejt vendeve fqinje, rajonit dhe më gjerë.
Ndaj dhe, edhe njëherë u bëj thirrje, i jepni duart të paktën formalisht kësaj monstre që u vetëserviret shqiptarëve si lider global në një kohë kur është gangster global.
Shqipëria është në momente kritike.
Edi Rama kërkon me çdo kusht të shkojë drejt konfliktit të gjerë.
Është një moment historik për çdo shqiptar.
Gazeta RD