Disa çadra me ngjyrë ushtarake janë vendosur në oborrin e pasmë të Kryeministrisë, duke tërhequr vëmendjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë.
Pamjet e siguruara nga Syri TV tregojnë çadrat e ngritura brenda ambienteve të Kryeministrisë, por deri më tani nuk ka një informacion zyrtar që të sqarojë arsyen e vendosjes së tyre apo se për kë janë parashikuar.
Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një masë sigurie apo nëse çadrat do të përdoren për një qëllim tjetër.
Nuk ka asnjë informacion se për çfarë janë ngritur apo kush do të strehohet aty që të ruajë 24 orë Edi Ramën nga frika se mos protestuesit i shkojnë aty.
Vendosja e tyre vjen në një klimë të tensionuar politike, teksa protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Gazeta RD