Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo, zhvilluan një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, pas protestave që kanë përfshirë Shqipërinë por sidomos Tiranën dhe ku kërkohet dorëheqja e tij e menjëhershme.
Gjatë takimit, Rama ka dënuar sulmet sipas tij ndaj efektivëve dhe ka paralajmëruar rritje të konsiderueshme të pagave të policisë nga 1 janari, si dhe një mbështetje financiare prej 2,500 eurosh për çdo efektiv të angazhuar në front. Ndërkohë që vlen të theksohet këtu se edhe pse ka 14 vjet në qevrisje asnjëherë nuk u kujtua për uniformt blu, as tu rrisë rrogat dhe as tu japë shpërblimet që ju takojnë në bazë të ligjit. Por kujtohet tani që është në rrezik karrigia e tij dhe hajdutëve që e rrethojnë.
Pra kështu kreu i qeverisë po mundohet të bindë me para edhe ata policë që nuk duan të përballen me rininë. Dhuna e urdhëruar nga vetë kreu i qeverisë është strategjia e tij e vetme. Tani do paguaje për këtë. Po e kthen policinë në mercenarë të paguar që ti shërbejnë atij dhe bandës së tij.
“Ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Kur policinë e gjetur të tradhtuar dhe të braktisur, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë. Në vite, nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim përpara disa javësh. Me buxhetin e ri, nga 1 janari, paga juaj do të rritur në mënyrë të konsiderueshme. Ne do vëmë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh, për çdo efektiv në front. E vendosëm kështu, për të mos bërë asnjë diferencë. Jeni një, dhe një për të gjithë. Shteti do ta fitojë këtë betejë”, theksoi Rama.
Gazeta RD