Edi marrja nuk të shpëton as Arkimedi!

Nga Bislim AHMETAJ

Nëse Ramiz Alinë dhe bllokmenët, në shkurt të ’91-shit, i shpëtoi Neritan Ceka, Edi MARREN sot nuk e shpëton as thirrja arkimediane «EUREKA!».
Prandaj, nëse thirrjen e politikanit austriak Günther Fehlinger-Jahn e quan një rrugëdalje, bën mirë ta shqyrtosh minutë e më parë marrëveshjen e tij, përpara se koha t’i mbyllë të gjitha dyert.
Shpëto lëkurën e qelbur, Edi!
Dhe, nëse të ka mbetur qoftë edhe një miligram përgjegjësi, mos e lër Shqipërinë peng të fatit tënd politik!
Shqipëria nuk mund të presë as shpëtimtarë të radhës, as mrekulli të vonuara.
Sot radha është e qytetarëve!
Qytetarë që nuk pajtohen me padrejtësinë, studentë që nuk pranojnë t’u vidhet e ardhmja, intelektualë që nuk e shesin heshtjen për rehati dhe njerëz të zakonshëm që janë lodhur duke paguar çmimin e një pushteti që i vjedh, i shet, i fyen dhe i përçudnon.
Mos prisni që dikush tjetër ta bëjë atë që na takon NE!
Dilni në protestë!
Bashkohuni përtej partive !
Qëndroni të vendosur, të bashkuar të paqtë dhe me besim te ZOTI.
Të mos lejojmë që lodhja të na kthehet në dorëzim, frika në heshtje dhe përçarja në dhuratën më të madhe për pushtetin.
Askush nuk është më i rëndësishëm se Shqipëria.
Asnjë pushtet nuk është mbi qytetarët.
Dhe asnjë ndryshim i vërtetë nuk vjen nëse qytetarët heqin dorë nga e drejta për të kërkuar llogari.
Edi MARRJA mund të kërkojë një rrugëdalje për lëkurën e tij. Shqipëria ka nevojë për një rrugë të re.
Dhe atë rrugë nuk do ta hapë as Arkimedi, as ndonjë shpëtimtar i rastit.
Do ta hapim ne qytetarët, me guximin për të mos u tërhequr dhe me vendosmërinë për ta bërë pushtetin të japë llogari!
QYTETARËT NUK DO TË DORËZOHEN.
SHQIPËRIA NUK ËSHTË PRONË E ASKUJT!
SOT EDHE MË SHUMË, QË TI JAPIM FUND.
Tiranë me 19 Tetor 2026

About Redaksia

Check Also

Fytyra e fashizmit…

Nga Dashnor KOKONOZI Çdo despot ka të njëjtin iluzion: ngatërron fatin e vendit me fatin …