DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO
Skenari i Edi Ramës për të sulmuar selitë e opozitës dhe për t’jua faturuar këtë protestave ka për qëllim të heqë paralele midis protestës legjitime të studentëve dhe gjimnazistve në Shqipëri dhe protestave të organizuara nga ekstremi i djathtë apo i majtë i Antifa-s në disa vende të Evropës.
Edi Rama kërkon të manipulojë opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar, sikur qëllimi i revoltës së studentëve dhe gjimnazistëve në Shqipëri nuk është lufta kundër narkoregjimit, vjedhjeve dhe korrupsionit të papërmbajtur të tij, rrethit të tij familjar dhe narkoqeverisë si organizatë kriminale, apo lufta kundër kostos së papërballueshme të jetesës e shpopullimit masiv, por sikur, njësoj si Antifa, ka për qëllim anarkinë, kaosin dhe shkatërrimin!
Pavarësisht provokimeve, Partia Demokratike deklaron se mbetet e vendosur të mbështesë me të gjithë potencialin e saj revoltën e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, deri në rrëzimin përfundimtar të narkodiktatorit të vetëm në Evropë, Edi Ramës, padrinos së Shqipërisë!
Gazeta RD