Plagosja e profesor Maksim Meçes në protestë, Berisha: Bandat e drogës së Padrinos e qëlluan në sy

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas plagosjes në sy të profesorit të shkencave ekonomike, Maksim Meçe, teksa protestonte bashkë me studentët.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson ngjarjen një “akt të shëmtuar kriminal” dhe akuzon bandat e drogës së Padrinos për sulmin.

Ai shpreh solidaritetin e tij me profesorin, duke vlerësuar mbështetjen që ai i ka dhënë revoltës historike studentore.

Reagimi

Akt i shëmtuar kriminal! Profesori i njohur i shkencave ekonomike, Prof. Maksim Meçe, qëllohet në sy nga bandat e drogës së Padrinos, pikërisht teksa proteston me studentët e tij.

E dënoj me forcën më të madhe këtë akt të rëndë kriminal dhe shpreh solidaritetin tim më të madh me Prof. Meçen për mbështetjen e tij ndaj revoltës historike studentore.

About Redaksia

Check Also

Dhuna policore në protesta/ Reagimi i fortë i PE: Shteti i së drejtës, kusht për integrimin në BE

Parlamenti Evropian ka reaguar përmes një deklarate të përbashkët lidhur me protestat e fundit në …