Gazeta e franceze Le Figaro ka publikuar këtë të hënë një nga shkrimet më të ashpra kundër kryeministrit Rama me titullin shumë domethënës: “Turp për ty, një ditë do të përgjigjesh“ Në Shqipëri nuk shuhet zemërimi kundër Ramës“. Në shkrimin e gazetarit Quentin Raverdy cilësohet se kryeministri Edi Rama është shënjestra kryesore e një lëvizjeje të madhe proteste që ka përfshirë vendin. Sipas medias të së djathtës protestuesit kanë kërkuar largimin e tij nga pushteti, ndërsa kreu i qeverisë ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Artikulli që i bën jehonë thirrjeve : “Ju erdhi fundi`përcjell edhe dëshminë e një protestuesi 25-vjeçar, i cili shpreh pakënaqësinë ndaj kryeministrit dhe viteve të tij në pushtet. “Jam 25 vjeç. Gjithë jetën time e kam njohur vetëm Edi Ramën: si kryetar bashkie të Tiranës ose si kryeministër që nga viti 2013. Atë dhe punët e tij të errëta”, citohet të ketë thënë protestuesi për median franceze.
Edhe pak ditë më parë e njëjta gazetëka publikuar një artikull të titulluar “En Albanie, la rue s’énerve contre le premier ministre” — “Në Shqipëri, rruga po zemërohet me kryeministrin”. Titulli e vendoste fokusin te zemërimi publik dhe jo thjesht te një përplasje e zakonshme mes partive.
Gazeta RD