Protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin te Rruga e Elbasanit në Tiranë, në vijim të tubimit kundër qeverisë.
Prania e demonstruesve ka penguar lëvizjen e automjeteve në këtë zonë, duke shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor.
Gjatë ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës.
Gazeta RD