Pamjet që vijnë janë të një terrori policor ndaj të rinjve që protestojnë për largimin e qeverisë së Edi Ramës.
Policia i ndjek pas pas hapi protestuesit në qendër, në rrugën e Durrësit, në rrugën e Dibrës, apo dhe prapa hotel 15 katëshit duke I hedhur gaz lotsjellës dhe ujë dhe plumba gome. Qytetarët vrapojnë për t’i ikur arrestimeve të dhunshme të policisë
Ndërsa protestuesit në disa raste kanë hedhur fishekzarrje.
Në disa rrugë protestuesit kanë vendosur barrikada në rrugë me koshat e plehrave duke i djegur ato.
Në vend që të frenojë dhunën brutale të policisë ndaj të rinjve dhe të ofrojë zgjidhje për protestën që prej ditësh trondit vendin, kryeministri Edi Rama sot në mëngjes zgjodhi t’i shpërblejë efektivët me rritje pagash dhe bonus prej 2 500 eurosh, ndërsa kërcënoi me pasoja prindërit e të miturve, studentët dhe mësuesit që mbështesin protestën.

Gazeta RD