Balluku del nga SPAK, kyç gojën para gazetarëve dhe futet me shpejtësi në makinë!

Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Balluku ka qenë në SPAK e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia.

Në dalje të institucionit, Kalia tha për mediat se do të ketë një zgjatje të hetimeve. “Jemi në fazë të hetimeve. Do të ketë dhe një zgjatje të hetimeve.”, tha ai. Ndërkohë, zonja Balluku preferoi që mos të komentonte asgjë për mediat, duke u futur në makinën e saj.

Balluku akuzohet për Shkelje e barazisë në tendera për disa procedura prokurimi, përfshirë ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës dhe tendera të tjerë (në të paktën 8 raste të hetuara), korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë: Për shkelje dhe favore në tendera në këmbim të ryshfeteve (përfshirë periudhën kur drejtonte “Albcontrol”).

Po ashtu ajo akuzohet dhe për pastrim të produkteve të veprës penale (pastrim parash) fshehje ose mosdeklarim i pasurisë. Ish-numri dy i qeverisë akuzohet për mosdeklarim të pasurive dhe vilave luksoze në zonat bregdetare.

About Redaksia

Check Also

Studentja: Rama s’mund të mbajë një karrige me gjak! A ka burra Shqipëria, rrinë e shohin se si dhunohet rinia!

Një studente pjesëmarrëse në protestën para Kryeministrisë ka reaguar ashpër ndaj dhunës së pretenduar policore …