Bardhi: Rama si Lukashenko, diktatorët janë njësoj!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, duke thënë se diktatorët kanë të njëjtën sjellje dhe se fundin po ashtu e kanë të njëjtë.

Në një reagim në rrjete sociale, ai shkruan se diktatorët flasin për dialog, por kërkojnë kohë dhe jo zgjidhje, duke iu referuar ftesës së kryeministrit Edi Rama ndaj pedagogëve dhe studentëve për dialog pas protestës.

“RAMA SI LUKASHENKO!

DIKTATORËT JANË NJËSOJ!

Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë, jo zgjidhje. Ata vjedhin zgjedhjet njësoj. Dhunojnë njësoj. Kërcënojnë njësoj. Edhe fundin e kanë të njëjtë”, shkruan Bardhi.

Studentët dhe pedagogët që ndodhen në protestë përpara Kryeministrisë refuzuan dialogun me shefin e qeverisë, duke theksuar se ai duhet që të japë dorëheqjen.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …