Dialogun shihe në ëndërr!/ Studentët i përgjigjen Ramës: Jep dorëheqjen!

Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendosi disa letra me mbishkrimin “Dialog”.

Por studentët kanë shkruar në njërën prej letrave se duhet që të japë dorëheqjen dhe se “dialogun ta shohë në ëndërr”.

Kujtojmë që të rinjtë kanë dalë në protestë prej një jave, ndërsa e kanë përshkallëzuar atë duke argumentuar se kryeministri nuk i dëgjoi kërkesat gjatë protestës paqësore, që nisi në fund të muajit maj.

Ata theksojnë se kërkesa e tyre për dorëheqjen e Ramës mbetet e panegociueshme.

About Redaksia

Check Also

“Der Standard”: Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pa maskë!

Demonstratat drejtohen edhe kundër nepotizmit që ka kapluar gjithçka dhe që lidhet me emrin e …